Një rob i vlefshëm i Allahut hyri në dhomë dhe vërejti që
fëmijët i kishte zënë gjumi.
E pyeti bashkëshorten: “A e falën fëmijët jacinë?”
Ajo iu përgjigj: “Nuk kisha asgjë t’ju jepja të hanë prandaj
i dërgova të flenë para se ta falin jacinë!”
“Zgjoi”, tha ai.
“Sikur t’i zgjojë do të qanë nga uria, ndërsa nuk kemi asgjë
t’ju japim!”, u përgjigj ajo.
“Dëgjo, obligimi ynë është t’i urdhërojmë për namaz, ndërsa
nafaka nuk është obligimi ynë. Zgjoi për namaz, sepse nafaka është e garantuar
prej Allahut!” Allahu i Madhëruar na thotë: “Urdhëroje familjen tënde, që të
falë namazin dhe këmbëngul për këtë! Ne nuk të kërkojmë ty ndonjë ushqim: jemi
Ne që të ushqejmë! Përfundimi i lumtur qëndron në frikën ndaj Allahut.” [TÂ
HÂ, 132]
Bashkëshortja e dëgjoi dhe i zgjoi fëmijët të falen. Sapo e mbaruan namazin dikush trokiti në derë. Ishte një komshi i pasur i cili ju solli një tepsi përplot ushqime të ndryshme.
“Urdhëro, merre për familjen tënde”, i tha nikoqirit.
“Çfarë është kjo?” – pyeti.
Ai iu përgjigj:
“Një nga banorët e shquar të këtij vendi më vizitoi, ashtu që unë e përgatita këtë ushqim veçanërisht për të. Megjithatë, duke biseduar, u grindëm para se të hanim, dhe ai u betua se nuk do të shijojë asgjë dhe u largua. E mora ushqimin, dhe i thashë vetes: do t’ia jap atij në derën e të cilit do të ndalen këmbët e mia”. Dhe ja ku jam, te dera juaj. Kështu që vetëm Allahu e di se çfarë më solli te dera këtu!”
Morali i tregimit!
“Zoti im! Më bëj mua dhe pasardhësit e mi nga ata që e kryejnë namazin në mënyrë të rregullt!” Amin!
[Isl@mpress]
Përktheu: Lutfi Muaremi
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.