Ish ambasadori i Kosovës në Berlin, Beqë Cufaj, e vlerëson lajm të gëzueshëm njoftimin për 1 janarin e vitit 2024 si datë të mundshme për liberalizimin e vizave.
Cufaj në një prononcim për IndeksOnline thotë se cështja e vizave nuk bën asesi të keqpërdoret nga BE-ja për bisedimet politike mes Prishtines dhe Beogradit, ndërsa shton se meritat krzesore për vizat deri tani i shkojnë presidencës së Çekisë por edhe Qeverisë së Gjermanisë.
“Njoftimet për 1 Janarin e vitit 2024 si datë të mundshme për lëvizjen e lirë të Qytetarëve të Kosovës drejt BE-së, edhepse shihen me skepsë, duhet të na gëzojnë. Ka qenë e pritshme që Spanja nuk do të pranonte të merrej me këtë temë pasi që ky shtet nuk e njeh Kosovën.
Njëkohësisht duhet thënë që nuk ka asnjë arsye që çështja e Vizave të (keq)përdoret nga BE-ja si karrem për bisedimet politike mes Prishtinës dhe Beogradit. Kjo për fat të keq ka ngjarë deri më tashti! Të shpresojmë që deri në lëvizjen e lirë të jetë përmbyllur edhe marrëveshja mes Kosovës e Serbisë.
Mendoj që merita kryesore për këtë arritje i shkon presidencës së Çekisë por edhe, apo sidomos, Berlinit dhe Qeverisë së Gjermanisë e cila tash disa vite ka qenë në favor të liberalizimit dhe muajt e fundit ka shtyer jashtë mase këtë çështje” tha Cufaj per IndeksOnline.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.