Nga Aeroporti i Prishtinës u nis me 2 gusht të këtij viti, por me të arritur në Bremen të Gjermanisë, avioni i kompanisë ETF Airways, dyshohet se i ndodhi diçka e jashtëzakonshme.
Një lepur i hyri në motor dhe sipas drejtorit të firmës kroate, Stjepan Bediq, i shkaktoi dëm të madh fluturakes, duke e lënë jashtë operimit 12 ditë.
“Lepuri ka ngec në motor. Na e kemi bërë një kontroll speciale, me pajisje speciale. Vendosëm që motori nuk është i sigurt dhe instaluam një motor zëvendësues. Për shkak të kësaj shumë fluturime u anuluan, por ne bëmë më të mirën. Dëmi total, ishte 1 milion euro”.
Gjysmë milionë u raportua të ketë kushtuar riparimi, 400 mijë euro marrja me qira e një avioni, ndërsa 100 mijë shpenzimet tjera.
Sipas Bediq, lepuri dyshohet të ketë hyrë në pistë, e prej këtu në motor, nga një vrimë e gardhit.
Ai i tha Klanit se kur ndodhi ky incident, në avion kishte pasagjerë, por nuk e konfirmoi nëse ata ishin kosovarë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.