Ky lehtësim i madh vjen si rezultat i ndryshimeve të rregullores zbatuese të Ligjit të Patentës së Shoferëve në Austri. Ambasada e Kosovës në Austri e ka mirëpritur këtë ndryshim, duke e konsideruar si një lehtësim të rëndësishëm për qytetarët e saj.
“Kjo është një arritje e madhe për ne dhe një tregues i marrëdhënieve të mira që kemi me Austrinë. Qytetarët tanë nuk do të kenë më nevojë të shqetësohen për provimin praktik, që shpeshherë ishte një pengesë e madhe për ta”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.