Legjenda italiane e futbollit shtrohet në spital, po përballet me një sëmundje të rëndë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Futbolli italian është në ankth, pasi sulmuesi legjendar Gianluca Vialli është shtruar sërish në një spital në Londër. Duket se gjendja shëndetësore e ish futbollistit, që shkroi me të arta emrin në Serie A, duke fituar titullin kampion me Sampdoria, nuk është aspak e mirë.

Për në Londër ka udhëtuar edhe nëna 87- vjeçare e Vialli, për t’i qëndruar pranë në këto orë të vështira.

Mediat italiane konfirmojnë se orët e fundit gjendja shëndetësore e ish-sulmuesit është përkeqësuar. Javën e kaluar ai deklaroi se do të tërhiqej nga detyra e shefit të delegacionit të kombëtares italiane, për shkak të problemeve që ka me shëndetin. Vialli është shtruar në të njëjtin spital, ku ka kryer dy cikle të kimioterapisë për shkak të tumorit në pankreas, që e zbuloi në vitin 2017.

Vialli është një nga sulmuesit më të dashur në Itali e në Angli, ku dhe ka luajtur e drejtuar Chelsea. Prej disa vitesh ai ishte pranë mikut të tij Roberto Mancini në kombëtare, ku dhe së bashku fituan Europianin në vitin 2021. GIanluca Vialli e ka konsideruar këtë tumor si një “mik të padëshiruar”, por ky lajm i shtrimit të tij në spital ka tronditur të gjithë futbollin italian.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-