Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se vendit i sjellin dëme afatgjate dhe regres në arenën ndërkombëtare vendimet e serbëve të Kosovës për të ndalur punën në institucionet shtetërore.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se Kosovës i duhet udhëheqje e matur që nuk bie në grackat destabilizuese të Serbisë.
“Por që synim ka integrimin e vazhdueshëm e të plotë të serbëve të Kosovës e që mjet të domosdoshëm ka koordinimin e ngushtë me aleatë ndërkombëtarë. Politikat populiste, me synim turmat partiake para interesave madhore nacionale, i sjellin Kosovës dëme afatgjate dhe regres në arenën ndërkombëtare”.
“LDK-ja i fton qytetarët në veri për qetësi, ndërsa institucionet e republikës për koordinim të ngushtë me ShBA-të dhe aleatët tjerë evropianë. Moskoordinimi me aleatët tanë ndërkombëtarë nga institucionet e Republikës së Kosovës, i nxitë dhe shërben agjendat destabilizuese e provokuese në territorin e Kosovës. Pasojat e një destabilizimi të tillë janë të pariparueshme për vendin”, thuhet në njoftim.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.