Dragash, 20 prill 2016 –Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Dragash,ka reaguar në vazhdën e reagimeve të saj zyrtare të radhës si opozit duke denoncuar keqeverisjen në komunën e Dragash-it.
Ata ka kërkuar nga organet përkatëse të pushtetit lokal, që të japin sqarime për qytetarët, se në ç’bazë ligjore po vazhdojnë punën në administratën e Komunës së Dragashit dy zyrtarë të lartë edhe pse, sipas LDK-së, ata do të duhej të ishin në pension. “Në pajtim me Ligjin për Qasjen në dokumentet publike, kërkojmë nga ju të na mundësoni shikimin e dokumentacionit ligjor, mbi bazën e të cilit janë në marrëdhënie pune, z. Shahadin Tërshnjaku dhe z. Beqir Rashiti, ose të na ofroni sqarime me shkrim për këtë çështje, meqenëse personat e përmendur kanë mbushur moshën e pensionit”, thuhet në kërkesën e degës së LDK-së në Dragash, e nënshkruar nga kryetari i saj, Selim Kryeziu.
Në pronocimin e tij për portalin “Opoja.net” kryetari I LDK-së Selim Kryeziu deklaroi se zyrtarët e lartëcekur, ndonëse për moshën që kanë do të duhej të ishin të pensionuar, ata vazhdojnë punën. “Ata vazhdojnë të mbajnë pozita, ndërkohë që qindra të ri e të reja në komunën tonë vazhdojnë të jenë të papunë, me gjithë kualifikimet e tyre dhe nivelin e shkollimit. Prandaj ne shprehim shqetësimin tonë, në lidhje me mungesën e transparencës dhe nivelin e tmerrshëm të papërgjegjësisë dhe mungesën për llogaridhënie të këtij pushteti”, tha Kryeziu.
© Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.