Edhe pse kjo parti pritet që në balotazh të shkojë me Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, përkatësisht simpatizantët e saj kanë festuar fitoren e tyre në Komunën e Dragashit.
Sipas Demokracia në Veprim, LDK ka dalë fituese me rreth 35,26, e përcjellë nga PDK me 32,29 për qind.
“Kjo është fitorja e dytë, pas zgjedhjeve parlamentare. E treta e vërteta është në nëntor”, u ka thënë kandidati i kësaj partie, Selim Kryeziu, simpatizantëve të LDK-së.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.