Lajm tronditës për dashamirësit e basketbollit, legjenda e NBA diagnostikohet me tumor

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

NBA ka shpërndarë sot një lajm tronditës për të gjithë dashamirësit e basketbollit.

Një nga legjendat e NBA, Dikembe Mutombo, është diagnostikuar me tumor në kokë dhe ka filluar trajtimin dhe kurat përkatëse.

I cilësuar si “makineria e bllokimeve”, Mutombo renditet i dyti në histori për më shumë të tilla në NBA, me 3289, i kaluar vetëm nga Hakim Olaxhuon. Kongolezi i cili nisi karrierën e tij te Denver Naxhets në vitin 1991, ka qenë pjesë e disa prej skuadrave më të mira në NBA dhe ka luajtur për 18 sezone në elitë. Jo rastësisht, që nga viti 2015 ai u zgjodh në “Hall of Fame” të NBA.

“Ai po merr kujdesin më të mirë të mundshëm nga një grup specialistësh në Atlanta dhe është në humor të mirë teksa po fillon trajtimin”, shpjegonte NBA në njoftimin për 56-vjeçarin. /Demokracia.com

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-