Nga 0.50 euro deri në 0.60 euro sillet çmimi i bukës në Kosovës, varësisht nga furra ose qyteti.
Por ky çmim aktual i bukës mund të bie dita ditës pasi po paralajmërohet ulje e çmimit të miellit.
Kështu ka deklaruar për Front Online, kryetari i Shoqatës së Mullisëve, Bashkim Zejnullahu.
Ai tha se kemi sasi të mjaftueshme të grurit.
Zejnullahu thotë se kjo sasi e miellit nuk dihet a është e bollshme për vitin e ardhshëm.
“Pritët me zbrite çmimet e miellit. Kemi sasi të mjaftueshme të grurit dhe të miellit, kjo sasi nuk di a është e mjaftueshme edhe për vitin e ardhshëm varët në situatën globale që ndodh, por aktualisht jemi mirë me situatën me miellin”, u shpreh Zejnullahu për Front Online.
Rritje të çmimeve kanë pësuar gati në të gjitha produktet bazike, nga buka, vaji, sheqeri, mielli deri te pemët e perimet.
Inflacioni në Kosovë për muajin tetor të 2022-s është 12.7 %.
Kuvendi ka miratuar Projektligjin për çmimet tavan, apo masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.