Ky është ndër profesionet më të kërkuara në Kosovë

Një numër në rritje i të rinjve në Kosovë po zgjedhin arsimin profesional, si pasojë e mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar në vend. Kjo tendencë po vihet re nga mediumi ndërkombëtar Al Jazeera Balkans, i cili ka raportuar mbi aftësimin e të rinjve kosovarë për punë profesionale.

Opoja.net Opoja.net Kosova

Sipas Al Jazeera, automekanikët janë ndër profesionet më të kërkuara në tregun e punës në Kosovë. “Pagat në këtë profesion janë më të larta se mesatarja,” raporton Al Jazeera, e cila ka vizituar shkollën profesionale të mesme të lartë “Shtjëfen Gjeçovi” në Prishtinë.

Kjo shkollë, si shumë të tjera në vend, po shënon një rritje të interesit nga të rinjtë për t’u aftësuar në profesione të ndryshme. Kjo tendencë vjen si pasojë e vështirësive që hasin të rinjtë me diploma akademike për të gjetur punë, ndërsa ata me kualifikime profesionale kanë mundësinë të zgjedhin se ku duan të punojnë, raporton Al Jazeera.

Kjo situatë tregon një ndryshim të rëndësishëm në tregun e punës në Kosovë, ku po rritet vlerësimi për profesionet teknike dhe manuale.

Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar në këto fusha po krijon mundësi të reja për të rinjtë, të cilët po shohin në arsimin profesional një rrugë të sigurt drejt punësimit dhe një jetese të qëndrueshme.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-