Shumica e njerëzve nuk mund të blejnë asnjë biletë lotarie.
Ndërkaq një amerikan arriti të marrë katër milionë dollarë dhe atë, madje, dy herë.
Mark Clark nga Michigan ka thënë se rrallë në histori mund të i ndodh diçka që i ka ndodhur atij.
“Kur luani lotarinë, nuk ju ndodh kurrë që të fitoni miliona jo një herë, e lëre më dy herë. Është e vështirë për mua që të përshkruaj me fjalë se si ndihem”.
Clark fitoi lotarinë për herë të parë tre vjet më parë.
Në atë kohë, 50-vjeçari ishte duke punuar në një pikë karburanti në Hudson, kur bleu për 20 dollarë një biletë lotarie dhe fitoi katër milionë dollarë, njofton CNN përcjell Klan Kosova.
Pasi shkoi te prindërit e tij për të ndarë lajmin e mirë, Clark shpejt doli në pension, pasi nuk kishte arsye të punojë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.