Në gjithë botën në restorante pak më të mira mund të provoni të hani biftek, mirëpo për ndonjë arsye është e vështirë ta përgatitësh në kuzhinën personale
Shefi i njohur nga Portugalia, Oliver da Kosta, pronar i disa restoranteve në Lisbonë, zbulon mënyrat për përgatitjen e këtij artikulli dhe garanton që do të jeni të kënaqur, transmeton Telegrafi.
Për fillim thotë se është me rëndësi që mishi para përgatitjes një kohë të mbahet në temperaturë dhome në mënyrë që të mos jetë i ftohtë.
Tigani i nxehtë gjithashtu është detaj i rëndësishëm, ndërkaq bifteku do të mbetet i shijshëm nëse e pritni në 3 deri në 5 milimetra pas pjekjes.
Veç zgjedhjes së copës cilësore dhe të freskët të mishit, është me rëndësi sa gjatë e piqni, ndërkaq ai këshillon që pjekja të mos jetë më shumë se 2 – 3 minuta nga të gjitha anët. /Telegrafi/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.