Kuvendi Komunal në Dragash miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore për periudhën 2024-2026 në mbledhjen e VI-të për vitin 2023

Opoja.net Opoja.net Opoja

Kuvendi Komunal në Dragash sot mbajti mbledhjen e VI-të rregullt për vitin 2023, me këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
2. Miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2024-2026, dhe
3. Eventuale.

Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB) 2024-2026 u miratua me shumicë votash nga asambleistët e Kuvendit Komunal, pas shqyrtimit të materialit, diskutimit, vërejtjeve, kritikave dhe pyetjeve të tyre, të cilat morën përgjigje nga përfaqësuesit e ekzekutivit lokal.

Në pikën eventuale drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, drejtori i Administratës dhe drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale u përgjigjën në pyetjet e ndryshme të asambleistëve, në lidhje me ecurinë e investimeve kapitale, arsimin, shëndetësinë etj.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-