Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Shkup.
Në njoftimin e ZKM-së thuhet se Kurti e Kovaçevski kanë biseduar më marrëdhëniet e dy vendeve dhe projektet e përbashkëta, mirëpo theksi ka qenë të rritja e efikasitetit të kalimit të kufirit dhe projekti i rrugën Prizren- Tetovë.
“Ata diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve dhe projektet e përbashkëta. Rritja e efikasitetit të kalimit të kufirit për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në drejtim të njëra-tjetrës dhe projekti i rrugës Prizren-Tetovë ishin dy prej çështjeve me theks të veçantë”, thuhet në komunikatë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.