Kryeministri Albin Kurti ka pranuar të mërkurën pasdite Raportin e Progresit për vitin 2022 të përpiluar nga Komisioni Evropian.
Në konferencën për media, pasi ai iu dorëzua nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, Kurti tha se raporti njeh përparimet e bëra nën Qeverinë që ai drejton.
“Ky është taporti i parë që përfshin periudhën e plotë 1-vjeçare te qeverisjes sonë. Vendi ynë ka shënuar progres në shume fusha gjatë vitit që shkoi pavarësisht krizave. Raporti e përgëzoi Kosovën për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë politike”, tha Kurti.
Ai ka folur edhe për luftën kundër korrupsionit gjatë një viti.
“Janë bërë 780 operacione kundër krimit e korrupsionit. Lufta kundër korrupsionit e ka ngritur Kosovën në raportet ndërkombëtare”, tha ai.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.