Kurti mbërrin në Berlin, pritet nga Scholzi

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbërritur në Berlin, ku do të marrë pjesë në Recesin e Berlinit, bashkë me udhëheqësit e shteteve të Ballkanit Perëndimor, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

 

Kurti do të mbajë takime me Scholzin dhe Macronin, ndërsa pritet të diskutohet edhe për propozimin franko-gjerman në lidhje për marrëveshjen me Serbinë.

Po ashtu në Berlin tashmë kanë arritur edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq. /Zëri

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-