Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar draftin e Asociacionit që e ka dorëzuar kryeministri Edi Rama në Gjermani e Francë.
Ai ka thënë se meqë drafti qenka i mirë sipas Ramës, atëherë atë le t’ia propozojë presidentit të Serbisë për shqiptarët në Luginë, e jo për serbët e Kosovës.
“Nuk kam dyshim që Rama që beson se propozimi i tij është i mirë, dhe duke qenë kështu atëherë krejt që unë propozoj është që kryeministri Edi Rama këtë propozim t’ia prezantojë presidentit të Serbisë më së largu në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë e Bujanoc. Pra, pa dyshim që kryeministri Rama beson që ky është model i mirë, pra do të duhej t’ia bënte si propozim Vuçiqit për shqiptarët në Luginën e Preshevës”, tha Kurti.
“Propozimi im është që duke besuar në atë që beson kryeministri Edi Rama që modeli i tij është i mirë, në vend se të propozohet për serbët në Kosovë, t’ia propozojë Beogradit në Serbi”, tha Kurti.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.