Kurti: E ardhmja e shoqërisë tonë varet nga arsimi

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nga vetura e tij zyrtare ka njoftuar për aktivitetet që do t’i ketë sot në komunën e Gjakovës.

Kurti me anë të një videoje bëri të ditur se në fshatin Ponoshec të Gjakovës do të bëhet ndërtimi i shkollës së re fillore, derisa në Rezinë çerdha e re.

Ai theksoi se e ardhmja e shoqërisë tonë varet nga arsimi.

“Pas ndarjes së shpërblimeve për 45 fituesit e garave vendore dhe ndërkombëtare, në matematikë e fizikë në Prishtinë, tash jemi rrugës për në Ponoshec të Gjakovës ku do të bëjmë vendosjen e gurëthemelit të shkollës së re fillore, e pastaj në Rezinë do të vendosim gurëthemelin e çerdhes së re atje”.

“E ardhmja e shtetit tonë por edhe e ekonomisë, e shoqërisë tonë mbarë varet nga arsimi”.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-