Kurti: Demokracia e Kosovës po forcohet, jemi më mirë sesa shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor

Opoja.net Opoja.net Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me raportin e institutit V-Dem me bazë në Suedi për progresin demokratik të shteteve, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë raport, Kosova bashkë me Republikën Dominikane janë vlerësuar si vende në demokratizim.

“Progresi ynë demokratik vazhdon të njihet ndërkombëtarisht! Raporti për vitin 2024 i vdeminstitue ka vendosur Kosovën në pozitë të përmirësuar dhe ka cilësuar si një prej të paktave demokraci që ka treguar përmirësim globalisht. Në pozitën e 62, Kosova është më lart sesa krejt shtetet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Kurti.

Our democratic progress continues to be recognized internationally! The 2024 report by the Swedish-based @vdeminstitute has placed Kosova on an improved position and highlighted it as one of the few democracies showing improvement globally. At 62, 🇽🇰 ranks higher than all WB6.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-