Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se armët dhe pajisjet e përdorura gjatë sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, janë të prodhuara nga prodhuesit shtetërorë serb të armëve ushtarake.
“Ideja se mjetet e blinduara ushtarake dhe një arsenal i madh i prodhuar nga shteti serb hynë në Kosovë, të gjitha pa përfshirjen e qeverisë serbe, thjeshtë nuk është e besueshme”, tha Kurti.
Kurti, në disa fotografi të publikuara bëri të ditur se anti-tanku i përdorur nga grupi terrorist është prodhim serb, i prodhuar në fabrikën shtetërore “Sloboda” në Serbi.
Ndërsa, për sa i përket mitralozit “Zastava”, Kurti tha se i njëjti është i prodhuar në fabrikën shtetërore serbe të armëve “Zastava Arms” në Kragujevc.
“Zasatava M70”, një variant i kallashnikovit AK47 dhe “Zastava M76 (sniper), po ashtu, sipas Kurtit janë prodhuar në fabrikën shtetërore serbe të armëve “Zastava Arms” në Kragujevc.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.