Kurani në Ramazan si pranvera në zemrat tona!

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj Opinione

Cilësimi i Kuranit Fisnik si pranverë e zemrave tona dhe si metodë shërimi pasi shprehen fjalët vuajtje, vështirësi, brengosje veçanërisht për shqetësimin psikologjik mjaft të përhapur në shekullin tonë që quhet stres, tregon se deri në çfarë mase hadithi është një parim dhe cilësi e azhurnuar për shëndetin e zemrës, sepse siç dihet, pranvera është stina e gjallërimit të natyrës.

Ndërsa kërkimi prej Zotit që ta bëjë pranverë Kuranin Fisnik për zemrat tona, do të thotë që të kërkojmë për të ndjerë harenë dhe lumturinë e pranverës nga burimi i një gjallërimi dhe prehjeje të madhe. Hadithi fisnik jep përgëzimin se brengosja, pikëllimi, mërzitja dhe dëshpërimi, apo thënë më një shprehje tjetër, se gjendja e stresit të cilën dikush e përjeton shpesh herë, dikush vazhdimisht dhe dikush tjetër nganjëherë, ama që patjetër e përjetojnë të gjithë, mund të largohet me pranverën e Kuranit dhe të shndërrohet në gëzim e lumturi.

Brengosja dhe pikëllimi që mund ta kenë burimin material apo shpirtëror, mund të shndërrohen në hare e lumturi vetëm në atmosferën pranverore të Kuranit Fisnik. Mënyra për ta realizuar këtë është lutja. Andaj hadithit tonë nëpër disa libra1 është dhënë vend nën titullin “lutja që duhet të bëhet në gjendje vështirësie, pikëllimi dhe brengosjeje”.

Lutja niset me fjalë të përshtatshme që shprehin në fillim dobësinë e robit dhe pastaj madhështinë e Allahut (xh.xh.). Ky është rregulli dhe metoda e lutjes. Në hadithin tonë shohim një praktikë të bukur dhe domethënëse të kësaj: “O Allah! Unë jam robi Yt. Jam fëmija i një burri dhe gruaje që i ke krijuar Ti. Ekzistenca ime është në dorën dhe urdhrin Tënd. Unë gjendem nën sundimin Tënd. Caktimi yt rreth meje është vetë drejtësia.” Përveç të tjerash në hadithin fisnik gjejmë edhe shembullin e një hyrjeje të përshtatshme me kërkesën. Kërkesa parashtrohet pasi të shprehen jo një nga një, por në formë të përmbledhur “të gjithë emrat e fshehtë- të hapur me të cilët Allahu Teala e ka quajtur veten. Nëpërmjet shprehjes: “Unë kërkoj prej Teje me të gjithë emrat të cilët të përkasin Ty, me të cilët e ke quajtur veten, të cilët ia ke mësuar ndokujt prej robërve të Tu apo për të cilët na ke njoftuar në Librin Tënd apo të cilët i ke zgjedhur për vete në dijen Tënd gajb dhe i ke mbajtur të fshehtë për vete…”, pranohen dhe pohohen të gjithë emrat dhe cilësitë hyjnore të cilat janë deklaruar haptazi dhe ato që janë mbajtur të fshehta në botën e gajbit. Një praktikë e tillë është në përputhje të plotë me ajetet fisnike: “Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj thirreni Atë (lutjuni Atij) me to…”2 “Thuaj: “Thirrni Allahun ose thirrni të Gjithëmëshirshmin, me cilindo emër që ta thirrni ju Atë, Ai ka emrat më të bukur.”33.

Autor: Kushtrim Guraj

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe:
- Reklama-
- Reklama-