Kur Shaban Shabani i ikte debatit me Selim Kryeziun dhe shkonte te goranët për fushatë

Opoja.net Opoja.net Opoja Uncategorized

Tri vjet më parë, më 16 nëntor 2017, gjatë kohës së zgjedhjeve lokale për kryetar të komunave, ishte planifikuar që të zhvillohej një prej debateve më interesante televizive ndërmjet kandidatëve të atëhershëm për kryetar të Komunës së Dragashit, Selim Kryeziut dhe Shaban Shabanit. Debati do të zhvillohej në emisionin e gazetares Jeta Xharra.

Por pikërisht në kohën kur duhej të ndodhte ballafaqimi para balotazhit, mungonte njëri nga protagonistët. Shaban Shabani, i cili synonte të bëhej i pari i Komunës së Dragashit, kishte zgjedhur një tjetër nikoqir medial për t’i transmetuar premtimet e tij elektorale. Shabani kishte shkuar mysafirë në radion gorane “Bambus”, ndërkohë që ishte arsyetuar se ishte i zënë me punë dhe nuk mund të shkonte në debat me rivalin e tij, Selim Kryeziun.

Ndërkohë Jeta Xharra dhe Selim Kryeziu kishin vendosur që ta vazhdonin emisionin edhe pa Shaban Shabanin.

Shumë aktivistë të LDK-së në Dragash e patën kritikuar kryetarin aktual, Shaban Shabani, se po i favorizonte goranët në fushatë, pasiqë po synonte që përmes votave të tyre ta merrte pushtetin./Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-