Dr. Rrahim Ymeri është një emër i njohur jo vetëm në Opojë por edhe në rrethin e Prizrenit, nga se ka punuar si kirurg në spitalin e Prizrenit. Të gjithë e njohin, kush më shumë e kush më pak. Nga natyra është i rrëmbyeshëm në biseda, por gjithmonë dashamrës i suksesit, përparimtares. Si i tillë edhe i vënë në shërbim të pacientëve të sëmurë. Natyrisht se për punën e bërë është paguar, aq sa janë paguar mjekët në Kosovë.
Incizimin e bërë dhe të postuar në rrjete sociale, pak ka rëndësi se kush e ka bërë. Me rëndësi është se ato gjëra që i thotë doktori nuk janë në etikën as të doktorit e as të tij si individ e si familje. Pra nuk janë të pranueshme. Por ja që janë thënë dhe janë plasuar.
Edhe ky është njeri dhe mund të gaboj në një moment të caktuar. Kjo duhet kuptuar si një moment ligësie në jetën e doktorit dhe jo si formim e as botëkuptim i tij.
Dhe të gjitha mediumet, portalet filluan ta zbulojnë ujin e valë. Ujin e valë e zbuloi edhe ministri i shëndetësisë duke gjetur kohë për tu marrë me një rast tejet të izoluar. Prandaj punët PDK i ka qorap, se ministri na e zbulon ujin e vale edhe në këtë rast. Po çka ndodh me u marr me naj dekleratë të ministrit të shëndetësisë në periudhën e pasluftës para dikujt për luftëtarët e lirisë?
Po, Rrahimi vërtet ka gabuar. Nuk i takon të flasë ashtu me asnjë pacinet. Arsyetimi i tij se paska thënë kështu nga se paska kërkuar prindi i pacientes ishte iritues, ishte me i dhënë akoma erë kësaj pune. Ma e udhës është që të pranohet si Klintoni kur doli: Po, ishte një moment ligësie në jetën time dhe veprova ashtu siç nuk u desh të veproja. Për këtë kërkoj falje publike dhe mirëkutim. Kaq. Këtë duhej ta bëte edhe Rrahimi.
Dhe e dyta, Rrahimi, së bashku me një vërejtje në dosjen e tij, duhet të kthehet në punë sërish. Nuk kemi njerëz të tepërt për ti gjuajt. Aq më pak mjek. Jam i bindur se as familja e pacientes, e as ai që e ka incizu bisedën nuk ndjehen mirë. Aq më pak Rrahimi, i cili vazhdon të jetoj me plagën në zemër. Me plagën e vrajses së djalit të tij Shkëlqimit nga forcat serbe më 1999 derisa ishte nxënës i klasës së tretë të gjimnazit.
Autor: Bedri Halimi
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.