Kupchan: Kurti t’i dëgjojë aleatët për urën e Ibrit

Opoja.net Opoja.net Kosova

Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Charles Kupchan, ka thënë se nuk ka ftohje të raporteve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mirëpo sipas tij disa lëvizje të kryeministrit Albin Kurti kanë qenë provokuese për Uashingtonin zyrtar.

Por, vlerëson se nuk është momenti i duhur që në këtë fazë të hapet ura mbi lumin Ibër për qarkullimin e lirë të automjeteve, siç edhe po insiston qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin.

Profesori amerikan, Charles Kupchan, thotë se kryeministri Kurti mund të ketë të drejtë politike për ta hapur urën, por se nuk do të ishte gjëja e duhur për ta bërë tani.

Sipas Kupchan, këto lëvizje të kryeministrit kosovar po shihen si të njëanshme nga komuniteti ndërkombëtar.

“Vetëm pse kryeministri ka të drejtë politike dhe ligjore për të hapur urën, nuk është patjetër  gjëja e drejtë për t’u bërë kur jemi te qëllimi i gjerë i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, me qeverinë në Serbi, dhe te krijimi i një situate paqësore dhe drejt progresit në Kosovë. Prandaj brengosem që nëse kryeministri Kurti lëviz njëanshëm, ai nuk e ka pajtimin e serbëve në veri, pajtimin e Beogradit, nuk e ka përkrahjen e SHBA-së dhe vendeve të NATO-s. Kjo lëvizje mund të bëjë më shumë keq se mirë”, ka thënë ai për Tëvë1.

Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, ka komentuar edhe për raportet mes qeverisë së Kosovës dhe Uashingtonit zyrtar.

Kupchan nuk sheh ftohje të raporteve mes Kosovës dhe SHBA-së, megjithëse siç thotë ai disa vendime që ka ndërmarëe Kurti për SHBA-në ka qenë provokuses.

“Jo, urrej ta quaj ndarje apo një ftohje që do të ishte term pak i vrazhdët. Por mendoj se kur shikon mandatin e kryeministrit Kurti, dhe sheh zgjedhjen e kryetarëve të komunave në veri nga një pakicë shumë e vogël, ndërrimin e tabelave të regjistrimit të veturave, çështjen e letërnjoftimeve, e monedhës, ka një pikëpamje në SHBA, në Uashington që kryeministri Kurti nganjëherë ndërmerr hapa që janë provokues, që nuk janë në frymën e lëvizjes drejt normalizimit, dhe implementimit të marrëveshje të cilën BE-ja e ka vendosur në tavolinë, ndonëse palët nuk kanë nënshkruar marrëveshjen, kanë deklaruar përkrahjen e saj”, shprehet profesori amerikan.

Departamenti amerikan i Shtetit i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të rikthehet në angazhim konstruktiv dhe të ngushtë me Uashingtonin, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Në të njëjtën kohë, SHBA-të i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të mos e hapin për qarkullin urën mbi lumin Ibër, pasi që sipas tyre kjo mund të nxis tensione në pjesën veriore te vendit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-