Kandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit ka përmendur 3 emra që janë në ekipin e tij për ta udhëhequr komunën.
“Unë 3 drejtorë që i kam planifikuar, njëri është Behgjet Xheladini, ka drejtuar edhe më herët Drejtorinë e Shëndetësisë dhe ka qenë shumë i suksesshëm, tjetër është zotëri Rexhepi, ekonomist dhe i treti është kryetari i forumit rinor të LDK-së”, tha Selim Kryeziu.
Ai tha se e ka ekipin e tij, por ende nuk dihet sepse mund të ketë edhe koalicione.
Kandidati i PDK-së, Shaban Shabani, nuk ka ardhur në emisionin Debat Pernime.
Kryeziu nga LDK në rrethin e parë mori 35.52 për qind të votave, ndërsa kandidati i PDK-së, Shaban Shabani mori 34.22 për qind.
Votimet për balotazhin do të zhvillohen të dielën, më 19 nëntor.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.