Kandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit, Selim Kryeziu, tha se një prej vendimeve të tij të parë do të jetë rishikimi i pagës së tij.
“Sipas Auditorit të Përgjithshëm kryetari i Komunës merr 119 euro në bazë mujore mbi maksimumin e lejuar sipas një udhëzimi administrativ. Pra vendimi i parë është që do ta rishikoj pagën time personale dhe të jetë në përputhje me ligjin. Nëse është pagë e jashtëligjshme ajo, patjetër që do ulë pagën”, tha kandidati i LDK-së.
Kandidati i PDK-së nuk ka ardhur në emisionin Debat Pernime.
Kryeziu nga LDK në rrethin e parë mori 35.52 për qind të votave, ndërsa kandidati i PDK-së, Shaban Shabani mori 34.22 për qind.
Votimet për balotazhin do të zhvillohen të dielën, më 19 nëntor.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.