Kryetari i Komunës, z. Bexhet Xheladini, së bashku me zyrtarin komunal, z. Vetim Ramadani, vizituan mëngjesin e sotëm deponë e sanës së fermerit Hyrmet Tafili në fshatin Blaç, e cila u përfshi nga zjarri ditën e djeshme.
Përkundër dëmeve të mëdha materiale, fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz apo kafshë. Komisioni Komunal do të bëjë vlerësimin e dëmeve gjatë ditës, ndërsa pritet që komuniteti dhe fermerët e tjerë të tregojnë solidaritet për të ndihmuar në përballimin e kësaj fatkeqësie.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.