Kryetari Xheladini takon Komandantin Turk për thellimin e bashkëpunimit

Opoja.net Opoja.net Opoja

Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, së bashku me një pjesë të Kabinetit të tij, ka pritur në një takim të veçantë Komandantin e Kontigjentit Turk të Kazermës “Sultan Murat”, Kolonelin Zafer Sağlam, i cili ishte i shoqëruar nga Komandanti i Njësisë LMT-së në Dragash, Kapiteni Müslüm Albayrak.

Gjatë këtij takimi, Kryetari Xheladini e informoi Kolonelin Sağlam për strukturën politike dhe administrative të Komunës së Dragashit, duke shprehur mirënjohjen e tij për interesimin dhe vizitën e përfaqësuesve turq. Diskutimi u përqendrua në bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes Komunës së Dragashit dhe institucioneve turke në Kosovë, me një theks të veçantë në rolin mbështetës të Njësisë LMT në Dragash, e cila ka ndihmuar qytetarët në mënyra të ndryshme.

Palët theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe ranë dakord që ky bashkëpunim të thellohet më tej, për të siguruar një mbështetje edhe më të madhe për qytetarët e Komunës së Dragashit në të ardhmen. Kryetari Xheladini vlerësoi veçanërisht ndihmën e ofruar deri më tani nga institucionet turke dhe shprehu mirënjohje për këtë bashkëpunim të qëndrueshëm. /Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-