Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, priti në takim përfaqësueset nga Shoqata Down Syndrome Kosova, Jetëbardha Selmani, Mimoza Rogova dhe Anduena Kelmendi, me të cilat u diskutua për hartimin e Planit Komunal të Veprimit për Ofrimin e Shërbimeve për Fëmijë me Aftësi të Kufizuar, projekt i cili është mbështetur nga UNICEF-i.
Kryetari Xheladini, i falënderoi përfaqësueset e Down Syndrome Kosova për mbështetjen dhe u zotua se shumë shpejtë do të marrë një vendim për formimin e grupit punues, si dhe caktimin e koordinatorit të këtij grupi i cili do të bëjë hartimin e këtij plani për Komunën e Dragashit, me mbështetje nga Down Syndrome Kosova, e cila do ta angazhojë një ekspert për hartimin e këtij plani.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.