Kryetari Shabani anulon konkursin për mësimdhënës të kimisë në shkollën e Kosavës

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Me një vendim të datës 21.06.2019, kryetari i Komunës së Dragashit ka anuluar konkursin e shpallur muajin a kaluar nga drejtoria e Arsimit për një mësimdhënës të lëndës së kimisë në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët në fshatin Kosavë.

Në konkursin i cili ishte shpallur më 28 maj 2018, drejtoria komunale e Arsimit në Dragash kërkonte një mësimdhënës të kimisë për dhjetë orë, për plotësimin e një vendi të lirë të punës.

Gati një muaj më vonë kryetari i Komunës, Shaban Shabani, ka marrë vendim për anulimin e këtij konkursi.

“Meqë jemi në pjesën e fundit të përfundimit të vitit shkollor 2018/19 dhe për faktin se Drejtoria Komunale e Arsimit ka filluar procesin e analizimit dhe konsolidimit të normave mësimore në institucionet edukativo-arsimore për vitin në vijim, si dhe procesin e riorganizimit të disa paraleleve të ndara në IEAA, me qëllim që t’i mbrojmë tepricat e mundshme të personelit arsimor në shkolla, kjo procedurë e rekrutimit Anulohet sipas pikës I të këtij vendimi”, thuhet në arsyetimin e vendimit të kryetarit Shabani për anulimin e konkursit./Opoja.net

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-