Kryetari i Komunës takohet me përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve dhe drejtorët e shkollave, diskutohet për grevën

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Kryetari i Komunës sot është takuar me përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të shkollave dhe drejtorët e shkollave në Dragash, me të cilët është diskutuar rreth situatës aktuale, në këtë kohë kur greva e përgjithshme e mësimdhënësve ka hyrë në ditën e dhjetë.

Kryetari i komunës së bashku me drejtorë dhe përfaqësues të prindërve, kanë diskutuar për nevojën e tejkalimit nga kjo situatë e krijuar duke pasur parasysh në theks të veçantë interesin e nxënësve për vijim të mësimit. Në të njëjtën kohë, i është kërkuar Sindikatës së Arsimit në Dragash që në koordinim me SBASHK-un të gjejnë alternativën në mënyre që procesi mësimor të vazhdoj.

“Sugjerimi jonë është që në koordinim me SBASHK-un të ndërpritet greva dhe të filloj procesi mësimor. I kuptojmë shqetësimet e mësimdhënësve, e theksova nevojën për vazhdim të dialogut ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK-ut, për të arritur deri tek zgjidhja që do të shënonte fundin e grevës dhe rifillimin e mësimit.”-u shpreh kryetari Shaban Shabani.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-