Të nderuar qytetarë të komunës së Dragashit, me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit, muajit të përkushtimit dhe sakrificës fizike dhe shpirtërore, më lejoni që të ju përcjell urimet më të sinqerta për festën e Fitër Bajramit, me dëshirën më të madhe që agjërimi dhe të gjitha aktivitetet tuaja gjatë Ramazanit të jenë të pranuara nga ana e Zotit.
Këto ditë madhështore të cilat bartin në vete vlerën e devotshmërisë, humanitetit, sakrificës, barazisë në mes të njerëzve urojmë që të gjithë besimtarët t’i gjejë në harmoni, tolerancë, unitet e mbarësi në të gjitha sferat.
Nesër është ditë feste, ditë të cilës i gëzohemi të gjithë. Le t’ja shtrijmë njëri-tjetrit dorën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit. Le të mbretërojë festa në familjet e çdonjërit. Le të jetë ky Bajram i përbashkët për të gjithë. Urime!
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.