Kryetari i komunës së Dragashit z. Shaban Shabani sot ka pritur gjysmëfinalisten e “Voice Kids Germany” – Rrezarta Bojaxhiu

Opoja.net Opoja.net Kultura Opoja

Rrezarta Bojaxhiu, lindur në Islandë por me origjinë nga Pllava e Opojës , mahniti në mars të këtij viti jurinë e “The Voice Kids Germany” në audicionin e parë me këngën “Nessun Dorma” të Luciano Pavarotti.

Pas rrugëtimit të suksesshëm deri në gjysmë finale në kompeticionin gjerman, 16 vjeçarja ka ardhur në Shqipëri për të realizuar këngën e saj të parë me videoklip.

“Ma s’shumti n’botë” është publikuar në Youtube. Muzika e këngës së regjistuar nga “Mixey Music” është kompozuar nga Armend Rexhepagiqi, teksti nga Aida Baraku dhe producentë janë Yll Limani ,Fatjon Miftari. Klipi është drejtuar nga Rinor Ukimeri, dhe është realizuar nga Creative Video / Arlind Repishti.

“The Voice Kids Germany” nuk është kompeticioni i parë ku Rrezarta ka marrë pjesë, pasi në 2015 ka konkurruar në “Iceland’s got talent”.

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, tabelë dhe E brendshme

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-