Kryetari i Komunës së Dragashit dhe Institutit për Planifikim Hapësinor Takojnë për Zhvillimin Turistik të Parkut Kombëtar ‘Sharri

Opoja.net Opoja.net Opoja

Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, së bashku me pjesëtarë të Kabinetit priti sot në një takim konsultativ përfaqësues nga Instituti për Planifikim Hapësinor, në krye me drejtorin e këtij Instituti, z.Luan Nushi.

Ky takim kishte për qëllim marrjen e propozimeve, kërkesave dhe vërejtjeve nga organet e qeverisjes lokale, me qëllim të adresimit të tyre në takimet e Grupit Punues për hartimin e Planit Hapësinor të Parkut Kombëtar “Sharri”.

Kryetari Xheladini dhe pjesëtarë të organeve ekzekutive lokale adresuan një sërë kërkesash dhe vërejtjesh, për të cilat u dakorduan që t’ia përcjellin edhe zyrtarisht me shkrim përfaqësuesve të Institutit për Planifikim Hapësinor.

Këto kërkesa lidhen kryesisht me ridefinimin e disa zonave të caktuara të Parkut Kombëtar “Sharri”, për t’i kthyer ato nga kategoria e Zonës së Parë, në Zonë të Dytë dhe të Tretë, në mënyrë që të krijohen kushtet që ato zona me potencial natyror të shfrytëzohen si mundësi për zhvillim turistik dhe ekonomik të Komunës së Dragashit. Gjithashtu, u kërkua edhe zgjerimi i zonave ekzistuese turistike, duke përfshirë qendrën turistike në Brod dhe te Guri i Zi.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-