Kryetari i Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka reaguar pas lajmeve se masat anticovid mund të vazhdojnë edhe pas 18 prillit.
Kllokoqi paralajmëroi se nëse nuk lirohen masat për gastronomët më 18 prill do të ketë protesta.
“Më 18 prill nëse nuk hapemi pason protesta”, tha shkurt ai.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që gastronomia të mbyllet nga 7 deri më 18 prill por iu lejohet shërbimi “take-away”.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.