Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, iu dëshiron mirëseardhje mërgimtarëve

“Të dashur mërgimtarë, mirë se vini në vendlindjen tuaj”

“Të dashur mërgimtarë, mirë se vini në vendlindjen tuaj”

Opoja.net Opoja.net Opoja

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, mërgimtarëve që tashmë kanë ardhur në vendlindje dhe atyre që do të vijnë ditët në vazhdim, iu ka dëshiruar mirëseardhje, duke i vlerësuar ata si pjesë të pandashme të kësaj komune, si dhe i ka falënderuar për kontributin që ata po japin për vendlindjen.

Madje, për herë të parë, mërgimtarëve iu dëshirohet mirëseardhje në Dragash, përmes një panoje që është vendosur në Trokan, aty ku edhe fillon territori i komunës së Dragashit, me mbishkrimin “Të dashur mërgimtarë, mirë se vini në vendlindjen tuaj”.

“Të nderuar dhe shumë të dashur mërgimtarë, mirë se keni ardhur dhe mirë se vini në vendlindje! Ju jeni pjesë e pandashme e jona. Faleminderit shumë për kontributin e madh që po jepni në vazhdimësi për vendin tonë të përbashkët. Ky është vendi ynë, është toka jonë, dhe tjetër nuk kemi, prandaj ta duam e ta ruajmë atë. Në si Komunë kemi bërë të gjitha përgatitjet që gjatë qëndrimit tuaj këtu, t’ju ofrojmë shërbime sa më cilësore, me qellim që ju të keni sa më pak vështirësi dhe ta shfrytëzoni këtë pushim duke shijuar kënaqësi gjatë qëndrimit në vendlindje, kënaqësinë pranë njerëzve tuaj të dashur.

Të dashur mërgimtarë, ju jeni bukuria e këtij vendi. Sa herë që vini e gjallëroni atë, i jepni shpirt, e zbukuroni atë. Prandaj, edhe njëherë, faleminderit juve dhe faleminderit Zotit që ju kemi. Me dashuri e respekt, Bexhet Xheladini, kryetar i Komunës së Dragashit”, thuhet në urimin e kryetarit Xheladini.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Burimi i lajmit: Radio Sharri
- Reklama-
- Reklama-