Kryetari Bexhet Xheladini priti në takim përfaqësuesit e Këshillit të Lartë Turk në Kosovë

Opoja.net Opoja.net Opoja

Sot kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, së bashku me dy nënkryetarët, Resul Fetahu dhe Fejsal Halilovič, pritën në takim komandantin e Kryesisë së Këshillit Turk në Kosovë, kolonel Recai Yilmaz, koordinatorin e shoqatës turke në Kosovë “Yunus Emre”, z.Ramazan Yilmaz, si dhe komandantin e njësisë së LMT-së të KFOR-it Turk në Dragash, kapiten Ugur Kaya.

Kryetari Xheladini i falënderoi të gjithë përfaqësuesit për vizitën, duke theksuar se është shumë i kënaqur më kontributin dhe ndihmën e deritanishme për komunën tonë nga Këshilli i Lartë Turk në Kosovë, kontribut i cili do të vazhdojë dhe në të ardhmën.

Kryetari Xheladini tha se, në këto kohëra të vështira për popullin turk, bashkëndien dhembjen dhe pikëllimin e thellë pas tërmetit shkatërrues që preku disa pjesë të Turqisë.
“Duke shprehur ngushëllimet tona të sinqerta, ne jemi të bindur se do të gjenden forca për ta përballuar këtë fatkeqësi të madhe natyrore”, u shpreh ai.
Në fund të takimit kryetari Bexhet Xheladini u tha të pranishmëve se së shpejti planifikon ta vizitojë Shoqatën Turke në Kosovë “Yonus Emre”.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-