Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, së bashku me nënkryetarët e Degës së LDK-së në Dragash, ka pritur deputeten e njohur të Parlamentit të Kosovës dhe kryetaren e CDU-së, znj. Duda Balje.
Në këtë takim, ata janë pajtuar mbi vazhdimin e bashkëpunimit në koalicionin e tyre me Këshillin Komunal të CDU-së në Dragash, duke caktuar dy asambleistë dhe dy drejtorë në këtë strukturë.
Partnerët e këtij koalicioni kanë premtuar të punojnë së bashku për të siguruar mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Komunës së Dragashit.
Zonja Duda Balje, si deputete e Kuvendit të Kosovës, ka premtuar të ndihmojë në realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore në këtë komunë, të cilat kanë interes për të gjitha komunitetet që jetojnë në këtë zonë. Ky angazhim shprehur në takim shërben për të theksuar qëllimet dhe synimet e këtij koalicioni në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Dragashit. /Opoja.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.