Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se në mbledhjen e 115-të Qeverisë mes tjerash kanë miratuar edhe kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për ndarjen e rreth 8 milionë euro, për pagesë të blerjes së librave.
Kurti në një postim në Facebook ka thënë se Qeveria ka ndarë 650 mijë euro për zbatimin e Masës 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar dhe 240 mijë euro për zbatimin e masës 2.4 – Mbështetja e Eksportit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
“Ndamë 1.2 milion euro për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.
Miratuam projektligjet për Ratifikimin e Marrëveshjeve të Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe BERZh-it për projektet “Efiçienca e Energjisë në ndërtesa publike në Prizren” dhe “Korniza e qyteteve të gjelbërta – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.