Kristjan Asllani: Kemi lënë shpirtin në fushë

Opoja.net Opoja.net Sport

“Sot ishim ekip më kompakt. Kemi lënë shpirtin, zemrën në fushë. Ishte ndeshje shumë e vështirë. E kemi ditur se Gjeorgjia luan futboll të bukur. Por kemi luajtur shumë më mirë se në Tiranë. Nga sot e tutje besoj se do të mbrohemi kështu të gjithë së bashku, në fushë e jashtë saj. Erdhëm për tri pikë sot, donim tri pikë dhe ia dolëm. Mirë që gjetëm golin në fillim të pjesës së dytë dhe nuk pësuam. Gjeorgjia është vërtetë ekip shumë i fortë. Sylvinho na ka bërtitur për të mbyllur pasimet brenda dhe më në fund ia dolëm. Rëndësi ka të shënojmë gola. Në Kombëtare luaj më përpara dhe duhet të jem më aktiv në fazën sulmuese. Fitorja ndikon shumë. Po të humbnim sonte, do të ishte e vështirë të mendonim për diçka më të madhe. Do të kthehemi në nëntor, kemi dy ndeshje në shtëpi dhe shpresojmë në rezultat pozitiv. Nuk ka shumë rëndësi kush shënon gola e kush jo. Në fund të ndeshjes ishim gjithë përtokë se u lodhëm. Tifozët i kishim këtu dhe i falënderojmë”.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-