Selim Kryeziu, kryetari i Lidhjes Demokratike në Dragash, përmes profilit personal në Facebook ka uruar besimtarëtmyslimanë për fillimin e muajit të Ramazanit.
Në urimin e tij, Kryeziu ka shkruar se shpreson që ky Muaj “t’i fisnikrojshpirtrat tonë; të na bëj ta duam më shumë njëri-tjetrin; ta respektojmë e ta duam më shumë Besimin tonë, Kombin tonë, Atdheun tonë.”
Selim kryeziu javën e kaluar është rizgjedhur në krye të Degëssë LDK-së në Dragash, ku do ta udhëheqë edhe katër vjetpartinë më të madhe opozitare në këtë Komunë./Opoja.net
Postimi i plotë i Kryeziut në Facebook:
” Të nderuar miq!
Me rastin e muajt të shenjtë të RAMAZANIT, uroj të keni njëagjerim të lehtë dhe të pranueshëm tek Allahu! Muaji i sakrificësdhe i solidaritetit mes njerëzve, shpresoj t’i fisnikroj shpirtrattonë; të na bëj ta duam më shumë njëri-tjetrin; ta respektojmë e ta duam më shumë Besimin tonë, Kombin tonë, Atdheun tonë.”
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.