Me një vendim të dates 29.03.2019, Drejtoria Komunale e Arsimit në Dragash kishte formar një Panel Vlerësues, detyra e të cilit do të jetë vlerësimi i nxënësve nëpër shkollat e Komunës së Dragashit, duke i përzgjedhur më të mirët prej tyre. Paneli do të jetë i përbërë nga gjithsej 14 anëtarë vlerësues, 7 prej të cilëve për nxënësit e klasave I-V dhe gjysma tjetër për ata të klasave VI-IX.
Në vazhdën e kësaj iniciative, drejtori i Arsimit në Dragash, Vloran Cenaj, sot ka takuar anëtarët e Panelit Vlerësues. Cenaj ka njoftuar se procesi i vlerësimit të nxënësve do të fillojë javën e ardhshme./Opoja.Net
———————
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve “OPOJAnet B.I”. Opoja.net mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me Opoja.net, ndalohet rreptësisht.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.