Kombëtarja e Kosovës sot luan ndaj Izraelit ndeshjen e parë të vlefshme për fazën para-kualifikim në Euro 2024.
“Dardanët” dje gjatë ditës kanë arritur në qytetin e Tel Aviv dhe kanë mbajtur seancën e fundit stërvitore.
Ndeshja mes Izraelit dhe Kosovës zhvillohet në stadiumin ‘Bllomfield’ dhe pritet të ketë një numër të madh të tifozëve, rreth 30 mijë. Kjo ndeshje nis nga ora 18:00.
Kujtojmë që gjyqtar kryesor i ndeshjes është skocezi, William Collum, me dy asistentët e tij: Francis Connor dhe David Roome.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.