Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, bashkë me kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, ka vizituar lokalitetin e caktuar për ndërtimin e Muzeut të Historisë së Natyrës, i pari i këtij lloji në Kosovë.
Siç janë shprehur ata pas kësaj vizite, lokacion i ndarë te Pishat e Sllatinës, është shumë strategjik për një projekt të këtij lloji.
Me caktimin e lokacioni, janë krijuar mundësi që ky projekt të realizohet sa më parë. Në këtë projekt MKRS-ja do të investojë rreth tre milionë euro.
Një muze i tillë i ka munguar Kosovës.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.