Kosova kërkon fitoren e parë në kualifikime, sot përballet me Bjellorusinë në udhëtim

Opoja.net Opoja.net Sport

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvilloj ndeshjen e dytë brenda pak ditëve në muajin qershor që është e vlefshme për kualifikimin e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’.

Dardanët luajtën baras 0-0 me Rumaninë të premten në Prishtinë dhe tani do të përballen me Bjellorusinë në udhëtim.

Dueli mes Bjellorusisë dhe Kosovës do të zhvillohet në kryeqytetin  e Hungarisë, Budapest me fillim nga ora 20:45 në Szusza Ferenc Stadion.

Bjellorusët e kanë të ndaluar nga UEFA dhe FIFA t’i zhvillojnë ndeshjet në shtëpinë e tyre dhe kjo është arsyeja që presin Kosovën në një terren neutral.

Vendasit janë të vetmit në Grupin I që pas tre ndeshjeve të para nuk kanë ende pikë dhe ndodhen të fundit në tabelë.

Në anën tjetër Kosova ende nuk e ka shijuar fitoren, pasi në tre sfidat e para ka tre barazime.

Si për bjellorusët ashtu edhe për Dardanët fitorja është obligim nëse duan të vazhdojnë të mbajnë gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm. /Telegrafi/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-