Eurodeputetja dhe raportuesja e përhershme për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, e cila ndodhet në një vizitë “fakt-mbledhëse” në Kosovë, ka thënë se ajo njihet si avokuesja më e madhe për liberalizimin e vizave për kosovarët.
“Shpresoj që ne do të shohim në lehtësimin dhe hapjen e këtij procesi. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim dhe jemi 4 vite me vonesë”, tha ajo, në një konferencë për shtyp, të mbajtur në Mitrovicën e Jugut.
Von Cramon shprehet optimiste se do të shohim ri-hapjen e procesit pas zgjedhjeve në Francë, që mbahen në prill. Ajo tha se nuk është krejt çështja te Parlamenti Evropian. “E di që shumica e shteteve kryesore e mbështesin liberalizimin, por na duhet një mbështetje unanime”, tha ajo.
Në maj 2016, Komisioni Evropian i kishte propozuar Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës duke e transferuar Kosovën në listën e vendeve pa viza për qëndrim afatshkurtër në zonën Shengen.
Propozimi ishte bërë së bashku me vlerësimin pozitiv të Komisionit që konfirmon se Kosova ka përmbushur kriteret e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.