Në një ceremoni zyrtare, drejtori i ASK-së, Avni Kastrati, theksoi se procesi i regjistrimit ka qenë i suksesshëm, duke përfshirë një pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve, por edhe të figurave publike dhe politikanëve. “Besoj që regjistrimi ia ka arritur qëllimit, dhe ka kaluar ashtu siç kanë qenë pritjet”, u shpreh Kastrati.
Ai vlerësoi lartë punën e stafit të ASK-së, duke e cilësuar atë si të përgatitur dhe të angazhuar gjatë gjithë procesit. Këtë fakt e dëshmon edhe një video e paraqitur gjatë ceremonisë, e cila pasqyron punën e ekipit në terren gjatë disa muajve të fundit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bashkohet përfitimeve të drejtorit të ASK-së, duke e cilësuar ditën e sotme si një ditë historike për vendin. “Sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën, pasi po prezantohen rezultatet e para përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë, që është realizuar përgjatë shtatë jave nga 5 prilli deri më 24 maj të këtij viti”, tha Kurti.
Regjistrimi i popullsisë, i cili u realizua në një kohë rekord prej shtatë javësh, ka për qëllim të ofrojë një pamje të qartë të strukturës demografike të vendit, duke përfshirë të dhëna të detajuara mbi moshën, gjininë, etnicitetin, nivelin e arsimimit dhe faktorë të tjerë socio-ekonomikë.
Të dhënat e reja do të shërbejnë si bazë për hartimin e politikave të qeverisë në fusha të ndryshme, si arsimi, shëndetësia, punësimi dhe zhvillimi ekonomik.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.