Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka fituar ndeshjen e parë të turneut “Turkish National Womens Cup Alanya 2023”. Në duelin e parë, “Dardanet” fituan ndaj estonezeve me rezultatin 2:1. Vlada Kubasova e Estonisë shënoi në minutën e 12-të për 1:0.
Megjithatë, Kosova u kthye në lojë dhe shënoi dy gola për të marrë pikët e plota në Alania të Turqisë. Elizabeta Ejupi në minutën e 33-të shënoi nga afërsia, kurse Erëleta Memeti, pas aksionit të shkëlqyer individual në minutën e 69-të, shënoi për mrekulli për 2:1.
Ndeshjen e radhës, Kosova e zhvillon kundër Hong Kongut më 18 shkurt. Pjesë e Grupit B të Kosovës janë edhe Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Jordania.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.