Kosova është në pritje të dimrit më të ftohtë të viteve të fundit

Edhe pse kanë mbetur më shumë se një muaj kur fillon stina e dimrit në disa vende të Evropës por edhe Kosovës kanë rënë reshjet e para të dëborës.

Edhe pse kanë mbetur më shumë se një muaj kur fillon stina e dimrit në disa vende të Evropës por edhe Kosovës kanë rënë reshjet e para të dëborës.

Opoja.net Opoja.net Kosova

Në anën tjetër këtë vit janë shënuar temperaturat më të larta gjatë stinës së verës, dhe vera më e gjatë e përjetuar në vitet e fundit.

Pavarësisht një stine të gjatë dhe të nxehtë të verës, dimri pritet të jetë më i ftohtë dhe më i “egër”.

Të paktën kështu ka lërë të nënkuptohet nga Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), i cili në një prononcim për Telegrafin ka thënë se stina e dimrit do të jetë me temperaturat më ulëta si dhe do të ketë reshje më të dendurë të borës në krahasim me dimrat e kaluar.

“Ky dimër nuk do të jetë sikurse dimri tjetër, pasi gjatë gjithë verës kemi pasur një verë shumë të nxehtë deri në 38 gradë Celsius. Por e veçanta është që kemi pasur një periudhë të gjatë të verës, që nga qershori deri në muajin tetor kemi pasur temperatura bukur të larta.

E, kjo energji sipas statistikave, sipas përvojës që kam në fushën e meteorologjisë kujtojë që do të jetë ‘negative’ gjatë dimrit. Apo që të jem më i qartë ky dimër do të jetë më i ftohtë se dimrat që kemi lënë pas. Do të ketë temperatura dhe më të ulëta, por do të ketë reshje të borës edhe më të dendurë se në dimrat që i kemi kaluar”, ka thënë Aliu.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-